Në Shkodër është rritur ndjeshëm interesi për turizmin kulturor. Drejtori i muzeut Oso Kuka, i njohur ndryshe si muzeu i Shkodrës thotë se ky vit ka shënuar një rritje të vëmendjes së vizitorëve të cilët janë të interesuar për historinë e kryeqendrës së veriut që nga lashtësia.
“2024 paraqitet më i zhvilluar, numri i përgjithshëm i vizitorëve në muzeumet historike të Shkodrës ka arritur numrin e përgjithshëm të vitit të kaluar”.
“Na pëlqen shumë, është një vend me plot histori.”
“Ka gjëra shumë tradicionale. Unë jam i pasionuar të zbuloj kultura të ndryshme dhe të kuptoj më shumë origjinën e veshjeve këtu.”
Muzeu është një shtëpi karakteristike shkodrane, e cila në çdo odë të saj ka gjurmë të historisë 3500 vjeçare çka e bëjnë atë tërheqëse jo vetëm për turistët e huaj.
“Konstatoj jo vetë rritjen e interesit të turistëve, numri i atyre vendas është vazhdimisht në rritje.”
Ajo që e bën të veçantë muzeun është godina e tij e vjetër karakteristike dykatëshe, e cila është ndërtuar gjatë periudhës osmane, në shekullin e XVIII-të.
E veçanta e godinës së muzeut është se dhomat janë ruajtur në formën e saj origjinale të një banese karakteristike të veriut të Shqipërisë, ku spikat oda e pritjes e mbushur tashmë me objekte të ndryshme historike, sidomos me veshje dhe objekte të artizanatit shkodran.
Tv Klan