Në fundjavë kryeministri iu rikthye replikave virtuale me ndjekësit e tij në rrjetet sociale që janë të pakënaqur me nismat e ndryshme ligjore që prezanton qeveria apo me qeverisjen socialiste në përgjithësi.

I pari e akuzon se po keqpërdor të rinjtë e mbledhur në kuvendin e tyre kombëtar të shtunën dhe sjell një realitet për shtet europian të ndryshëm nga ai reali.

Sipas Ramës, turizmi malor në Theth që ka tërhequr vëmendjen e miliona turistëve është realitet nuk është propagandë.

“Njeriu që ndihmon familjarët e tij në Itali nga Thethi, falë të ardhurave nga puna atje në mal pasi është kthyer nga Italia. Në atë vend ku ata njerëz e kanë bërë Thethin destinacion europian njeri real dhe nuk është i vetmi”, tha Edi Rama.

Një tjetër ndjekëse që jeton jashtë e që është mosbesuese për të investuar në agroturizëm pasi mungon siguria dhe shërbimet bazë, i kërkon mos ta shohë realitetin përmes mediave që Rama i fajëson në mënyrë të përsëritur për prishje të imazhit të Shqipërisë.

Agroturizmi në Shqipëri nuk është fantazi, por është një industri e lehtë reale. Natyrisht po ta shohësh Shqipërinë nga pasqyrat e kanaleve dhe portaleve ashtu është, këtu vdesin për bukë dhe vriten në rrugë”, tha Rama.

Si fakt se realiteti është ndryshe dhe Shqipëri nuk është ajo e llumit që siguron që do pastrohet në 11 Maj, sjell procesin e negociatave të anëtarësimit që nis vetëm nëse një shtet konsiderohet se i përmbush kushtet për të qenë anëtar i BE-së.

“Shqipëria po bëhet faktet janë atje ku janë njerëzit e punës, ku janë sipërmarrjet, ku është jeta e përditshme që nuk duhet nga kanalet dhe portalet e llumit. Por dhe llumi po pastrohet, do të pastrohet edhe më shumë më 11 Maj”, tha Rama.

Tv Klan