Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje kritikëve në rrjete sociale. Sipas kreut të qeverisë transformimi i Shqipërisë është real dhe se emigrantët me kursimet e tyre kanë hapur agroturizma. Veçanërisht, Rama ndalet në rastin e Thethit për të cilin thotë se është kthyer në destinacion europian.
“Kam qëndruar me ta, i kam parë investimet që kanë bërë atje me kursimet e emigracionit dhe po të them që po, njeriu ndihmon familjarët e tij në Itali nga Thethi, falë të ardhurave nga puna atje në mal pasi është kthyer nga Italia. Në atë vend ku ata njerëz e kanë bërë Thethin destinacion europian njeri real dhe nuk është i vetmi”, tha Edi Rama.
Pa kursyer ironinë Rama i përgjigjet një tjetër komentuesi për zhvillimin e turizmit.
“Natyrisht po ta shohësh Shqipërinë nga pasqyrat e kanaleve dhe portaleve ashtu është, këtu vdesin për bukë dhe vriten në rrugë dhe çdo vit vijnë me miliona budallenj nga jashtë që thonë se Shqipëria ka mikpritje dhe ushqim të jashtëzakonshëm kudo. Është më e lirë se nga ata vijnë, ka bukuri përrallore dhe siguri shembullore”, tha Rama.
Ai ka vijuar me sarkazëm duke thënë se edhe europianët janë ‘çmendur’ që po ulen në negociata për anëtarësimin në BE, dhe se këtij llumi shpifjesh, do t’i vijë fundi më 11 Maj.
“Mirë këta që vijnë, por janë dhe ata që ulen me ne për të negociuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE, brenda 2030. Që janë çmendur fare ata, kanë rrjedhur krejt, duan të fusin në BE një narko regjim ku është ngjallur Enveri dhe ku qeveria vetëm vjedh popullin, kurse populli vetëm ikën nga sytë këmbët ose vritet e vdes rrugëve për bujë. Shqipëria po bëhet, të gjitha ndryshimet janë reale, faktet janë atje ku janë, një e punës, ku janë sipërmarrjet, ku është jeta e përditshme që nuk duhet nga kanalet dhe portalet e llumit, se ka edhe llum. Ka akoma, po dhe llumi po pastrohet, do të pastrohet edhe më shumë më 11 Maj. Shqipëria po bëhet”, tha Rama.
Për të dhënë edhe një shtysë më të madhe sektorit të agroturizmit qeveria ka hartuar edhe paketën e maleve, e cila u jep mundësi qytetarëve të investojnë.
Klan News