Ekipi kampion i Italisë, Interi do të luajë ndeshjen e parë të sezonit 2024/25 kundër Genoas në transfertë.
Trajneri Simone Inzaghi nuk i fshehu emocionet në konferencën për shtyp, përpara sfidës.
“Jemi të emocionuar, jemi stërvitur mirë dhe ndjejmë përgjegjësinë e titullit. Duam që të mbrojmë titullin kampion, por të tjerët janë forcuar dhe nuk ka për të qenë e lehtë. Në sulm jemi mirë me pesë lojtarët që kemi! Na mungon një mbrojtës i majtë, që po përpiqemi ta gjejmë.”
Kemi një ndeshje në një fushë të vështirë kundër një ekipi shumë të mirë, por ne kemi punuar për të qenë gati. Vetëm Zielinski dhe De Vrij mbeten jashtë.
Ndërsa Milani pret Torinon në mbrëmjen e së shtunës në “San Siro”. Kjo do të jetë përballja e parë e trajnerit Paulo Fonseka në stolin kuqezi.
“Jemi gati të fillojmë! Jemi besimplotë, kemi ambicie të mëdha! Ne duam t’u tregojmë fansave identitetin tonë, nuk ishte e lehtë të arrinim kështu me një atmosferë kaq pozitive pas pesë javësh punë. Jam i kenaqur.”
“Djalli” është në pritje edhe të mesfushorit Jusuf Fofana, me të cilin akordi është arritur.
Klan News