Marcus Thuram është kthyer në një pikë kyçe te Interi. Sulmuesi francez ishte një nga protagonistët kryesorë në fitimin e titullit sezonin e kaluar, ndërsa edhe këtë sezon duket i pazëvendësueshëm për trajnerin Simone Inzaghi.
Një futbollist që i ka befasuar të gjithë në dy vitet e fundit, aq sa klauzola e largimit prej 85 milionë Eurosh që në vitin 2023 dukej e ekzagjeruar, tani mund të merret në konsideratë nga disa klube.
Në këtë situatë, te Interi po mendojnë të bëjnë disa ndryshime në kontratë. Drejtuesit synojnë të heqin klauzolën e shitjes nga kontrata, ndërsa si shpërblim për lojtarin kanë gati rritjen e pagës nga 6 në 7 milionë Euro në sezon. /tvklan.al