Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, i dënuar sot nga Shkalla e Parë me 1 vit burgim për dëshmi të rreme për çështjen “Babalja”, ka publikuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan hartën e valëve telefonike që tregojnë vendndodhjen e Agron Xhafajt në Vlorë.

Sipas tij, gazetari Jetmir Olldashi, “Babalja” dhe Agron Xhafaj (vëllai i ish-ministrit Fatmir Xhafaj) kanë qenë në Vlorë në të njëjtin orar, ndryshe nga sa pretendon Prokuroria.

“Dëshmia e gazetarit Jetmir Olldashi thotë që rreth orës 13:30 unë jam ulur tek lokali “Dy Palmat”. Në mëngjes, thotë gazetari, unë kam hyrë bashkë me… dhe nuk e kemi gjetur Agron Xhafajn. Pretendimi i prokurorit është që Jetmir Olldashi nuk ka qenë fare në Vlorë.

Qelizat tregojnë antenat që Agron Xhafaj ka qenë në Vlorë. Pse janë 3 antena të ndryshme telefonike? Sepse janë 3 kompani të ndryshme telefonike. Në orën 12:30-13:45 janë në të njëjtat valë. Qelizat telefonike e vërtetojnë katërcipërisht. Së pari ra pretendimi i Prokurorisë që Agron Xhafaj nuk ka qenë në Vlorë”, u shpreh Salianji në emisionin “Opinion”. /tvklan.al