Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri thotë se qeveria Kurti e ka humbur mbështetjen e saj të mëparshme në Kuvend.

Ndaj sipas tij në prag të zgjedhjeve ekzekutivi do të shmangë çdo vendimmarrje që kalon përmes Kuvendit dhe që kërkon një shumicë të cilësuar votash.

“Mendoj që Qeveria do të ndërmerre të gjitha ato vendime në të cilat nuk ka nevojë për mbështetjen e Kuvendit sepse po shihet që mbështetja e Kuvendit për Qeverinë nuk është më si ka qenë edhe më parë kanë pasur probleme në ligje të caktuara mirëpo tash praktikisht Vetëvendosja vështirë se mund t’i ketë 61 deputetë duke pasur parasysh largimin e deputetëve prej grupit të vet parlamentar.”

Një tjetër përpjekje, sipas tij që Kurti do të ndërmarrë për vota në muajt në vazhdim është edhe ritensionimi i situatës në veri.

“Natyrisht që mundet me ndërmarr si aksione policore gjëra të tilla edhe mendoj që ekziston ky rrezik me e përdor praktikisht edhe njëherë veriun për qëllime elektorale duke bërë edhe një dëm sa më të madh në atë pjesë dhe veçanërisht në prospektin e dialogut edhe zbatimit të marrëveshjes. Por në anën tjetër mendoj që kjo do të jetë ajo për të cilën është duke u llogaritur më së shumti Kryeministri Kurti, përmes buxhetit t’i rrisë edhe pagat ta bëj edhe një rritje në rast si të pensioneve të benefiteve për veteranët e luftës dhe kategoritë e të dalave nga lufta.”

Ymeri thekson se veprimet e gabuara të Kurtit i kanë krijuar bindjen perëndimit se Qeveria e Serbisë është më konstruktive edhe më dashamirësë ndaj paqes e marrëveshjeve sesa Qeveria e Kosovës.

Tv Klan