Një gjykatë franceze ka dënuar të hënën ish-kryeministrin francez, Francois Fillon me pesë vjet burgim, tri prej të cilave të pezulluara, për përvetësim të fondeve publike, skandal që i pati pamundësuar garën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.
Kjo gjykatë ka shpallur fajtore edhe gruan e Fillonit, Penelope, për pjesëmarrjen e saj në mashtrim, nga cili ka përfituar rreth 1 milion euro për punën e saj minimale si asistente parlamentare e burrit të saj, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.
Ajo është dënuar me tri vjet burgim të pezulluar.
Gjyqtarja Nathalie Garavironi, ka thënë se Fillon, 66-vjeçar ka shfrytëzuar fondet publike për të paguar gruan e tij në mënyrë disproporcionale me punën e bërë.
“Zonja Fillon është punësuar në një pozitë pa angazhim”, ka thënë Gararino.
Çifti Fillon do të apelojë vendimin, ka thënë avokati, Antonin Levy.
Kjo i bie që ata nuk do të shkojnë në burg përpara se Gjykata e Apelit të marrë vendim./REL