Ish-lojtari i Real Madrid, Vinicius Tobias është bërë shumë i përfolur në rrjetet sociale së fundmi. Futbollisti brazilian, nuk ka bërë ndonjë arritje të madhe në fushë, por jashtë saj, po përmendet së tepërmi.
Pak kohë më parë, Tobias, zbuloi se priste të bëhej baba dhe vendosi të bënte emrin e vajzës tatuazh. “Maite, të dua”, shkruhej në tatuazhin e mbrojtësit, por ajo që zbuloi më vonë, ishte tronditëse për të.
Partnerja e tij, Ingrid Lima, tregoi se vajza e lindur më 8 tetor, nuk ishte e Vinicius Tobias, por e një burri tjetër, me të cilin ajo kishte pasur marrëdhënie.
Ajo tha se i kishte kërkuar lojtarit që të mos bënte asgjë publike deri sa të dilte përgjigjia e ADN-së, por ai nuk e dëgjoi. /tvklan.al