Ish-ministri Edmond Haxhinasto është paraqitur në SPAK ditën e sotme. Nuk dihen arsyet përse Haxhinasto është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Kujtojmë se Edmond Haxhinasto ka qenë ministër i LSI vite më parë.

Në periudhën 2009 – 2010, Haxhinasto ka shërbyer si zëvëndësministër i Punëve Publike dhe Transporteve. Në periudhën 2010–2012 ka mbajtur postin e ministrit të Jashtëm.

Nga viti 2012 deri në vitin 2013 ka mbajtur postin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.

Nga Janari 2011 deri në Prill 2013, Edmond Haxhinasti ishte zv/Kryeministër. /tvklan.al