Presidenti amerikan George Bush duket se ka mësuar nga gabimet e së shkuarës sidomos ato në Irak. Këtë e tregon edhe fakti se ai ka arritur të shmangë një sulm mbi Iranin. Përplasjet me të cilin kanë qenë gjithmonë të ashpra.
Sipas gazetës New York Times në vitin 2008 Bush refuzoi 3 kërkesa sekrete të Izraelit për të bombarduar kompleksin kryesor bërthamor të Teheranit. Izraeli kishte propozuar që gjatë këtij sulmi të përdoreshin bomba antibunker të një e të madhe.
NewYork Times u referohet zyrtarëve të lartë amerikanë dhe të huaj që kanë preferuar të mbeten anonim. Arsyeja që Bush ka hezituar ndaj këtij sulmi është se nëse merrej vesh që Uashingtoni kishte ndihmuar Izraelin të ndihmonte të sulmonte Iranin duke përdorur hapësirën ajrore të Irakut . Rezultati do të ishte dëbimi i ushtarëve amerikan nga Bagdadi.
Ndonëse nuk ka lejuar një sulm të tillë Bush ka preferuar një taktikë tjetër. Ai ka autorizuar operacione sekrete sabotazhi të tentativave të Iranit për tu pajisur me armë atomike.
Presidenti iranian Mahmud Amadinexhad, i cili nuk e njeh Izraelin si shtet, madje dëshiron që ai të fshihet nga harta. Insiston se programi i pasurimit të uraniumit është vetëm për qëllime paqësore.
Operacionet e spiunazhit të nisura nga administrata Bush do të kalojnë tani në duart e Barack Obamës, i cili ka deklaruar se preferon të dialogojë me Iranin./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle