Epidemiologu: Lehtësimi i masave mund të riaktivizojë vatra të reja
Në Krujë është vetëm një vatër e infeksionit COVID-19. Epidemiologu Artan Simaku tha për Tv Klan se rastet e rritura të personave të infektuar me koronavirus janë kontakte të punonjësve të fasonerisë.
Duke u ndalur në kryeqytet, ku sërish janë regjistruar 3 persona të infektuar, Simaku thotë se këto shifra do të vijojnë deri në shuarjen e plotë të zinxhirit të infektimit.
Fakti që në 5 qytete të gjithë të prekurit me COVID-19 janë shëruar, të cilët janë 27persona në total që nga nisja e pandemisë, epidemiologu Artan Simaku thotë se lehtësimi i masave mund të sjellë riaktivizim të infeksionit me raste sporadike të infektuarish të tjerë.
Tv Klan