ISIS ka eksperimentuar mbi të burgosurit armë kimike shumë të rrezikshme të cilat ka në plan ti përdorë kundër Perëndimit.

Lajmi sensacional është publikuar nga britanikja Times.

Sipas gazetës, gjithçka është zbuluar kur trupat speciale irakiane kanë hyrë në universitetin e Mosulit, ku vazhdon një lufte e ashpër rrugicë më rrugicë e shtëpi më shtëpi, për të çliruar gjithë qytetin.

Sipas dokumenteve të gjetura në universitet, ISIS ka testuar helme të forta kimike mbi të burgosurit, duke i përdorur ata si kavie.

Viktimat kane vdekur mes vuajtjeve, ndonjëherë edhe pas 10 ditësh.

Helmet e eksperimentuara kanë qenë të tretshme në ujë dhe duket se plani është të perdorën në qytetet perëndimore për helmime masive të banorëve.

Sipas Times, Shteti Islamik, ndërkohë ka krijuar një celulë me ekspertë kimike në të ashtuquajturin kryeqytet të tij në Raqa të Sirisë.

Tv Klan