Një baba ka dhunuar fizikisht vajzën e tij 15-vjeçare dhe të dashurin e saj pasi i gjeti së bashku në shtrat në dhomën e gjumit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Pallavicino në Palermo të Italisë.
Mediat italiane raportojnë se dhuna ka qenë aq e rëndë sa shtrimi në spital i dyshes ka qenë i nevojshëm. Babai i vajzës është akuzuar nga policia për dhunë në familje.
Ngjarja është mësuar pasi fqinjët kanë ngritur alarmin kur kanë dëgjuar britmat e babait të vajzës. Burri i ka goditur me send të fortë dy të rinjtë në kokë.
Karabinierët morën raportet mjekësore të të dyve, si dhe dëgjuan dëshmitë e vajzës dhe të dashurit të saj për rindërtimin e dinamikës së ngjarjes./tvklan.al