Në miqësoren e fundit para Euro 2024, Italia mundi 1-0 Bosnjën falë golit të Frattesit. Në “Castellani”, miqtë e nisën me vrull sfidën dhe iu afruan golit në minutën e 8.
Calafiori gaboi dhe Hajradinovic përfitoi, por nuk arriti të mposhte Donarumën. Protagonist i takimit në Empoli ishte Frattesi, i cili shënoi një gol mjaft të bukur në minutën e 38.
Mesfushori 24 vjeçar krijoi edhe raste të tjera të rrezikshme, ndërsa në pjesën e dytë portieri boshnjak i mohoi Skamakas një eurogol. Në përfundim të takimit, trajneri Lucianoi Spalletti tregoi optimizëm, por tha se ekipi nuk është 100 gati.
“Ne bëmë atë që duhet të bënim! Jemi të bindur që kemi një ekip të mirë, por në disa raste na mungoi energjia! Tani duhet të hyjmë në klimën e ndeshjeve, atyre të vërteta! Në dy miqësoret e fundit kam hedhur në fushë dy ekipe të ndryshme, për t’i provuar të gjithë. Paraqitja ishte më e mirë se sa ajo e Bolonjës. Ka ca gjëra që duhet të plotësojmë. Shumë kohë deri në sfidën e parë nuk e kemi!”
Në miqësoren tjetër, “të kaltrit” barazuan me Turqinë pa gola.
Vëmendja e Italisë do të jetë në kampionatin europian, me ekipin që do të përgatitet për sfidën e parë të eventit kundër Shqipërisë më 15 qershor në “Iduna Park” të Dortmundit.
Klan News