Anne Hathaway ka rrëfyer për një audicion “të pështirë” ku iu desh të puthej me 10 meshkuj. Në një intervistë për V Magazine ku ka përshkruar episodin e ndodhur në vitet 2000, ajo u shpreh se ishin “kohë shumë të ndryshme”.

“Asokohe ishte normale që një aktor të puthej me të tjerë për të parë kiminë mes tyre, gjë që sot është mënyra më e keqe. “Më thanë ‘kemi 10 djem që vijnë sot dhe ti je zgjedhur. A s’është qejf që do puthesh me të gjithë?’ Unë mendova , ’a ka diçka që nuk shkon me mua?’ sepse nuk isha entuziaste. M’u duk e neveritshme.

Isha shumë e re dhe e dija mirë sa e lehtë ishte të humbisje gjithçka kur etiketoheshe si ‘e vështirë’, kështu që u shtira sikur më bëhej qejfi dhe vazhdova. Nuk ishte një lojë pushteti, askush s’po përpiqej të më lëndonte apo të tregohej i keq. Thjesht ishte një kohë tjetër dhe tani dimë të bëjmë më mirë”.

Aktorja nuk dha detaje se për cilin film bëhej fjalë apo të zbulonte emrin e ndonjë aktori.

Anne e krahasoi përzgjedhjen e aktorëve me atë të filmit të saj të ardhshëm “The Idea Of You” ku ajo luan një nënë beqare 40-vjeçare që dashurohet me një këngëtar 24 vjeç.

“I kërkuam çdo aktori që të zgjidhte një këngë që ndienin se karakteri i tyre do e pëlqente, më pas personazhi im hynte duke kërcyer dhe bënim një improvizim të vogël”.

Nicholas Galitzine, 29-vjeçari që fitoi rolin, zgjodhi një këngë nga Alabama Shakes, më pas të dy buzëqeshën, nisën të kërcenin dhe kaq u desh që të ndodhte reaksioni kimik mes protagonistëve./tvklan.al