Anne Hathaway ka zbuluar se ka përjetuar një abort spontan përpara se të sillte në jetë dy djemtë e saj.
Në një intervistë me Vanity Fair, aktorja rrëfeu se ngjarja ka ndodhur në vitin 2015 gjatë shfaqjes “Grounded” që ka si subjekt mëmësinë. Në kohën që po përballej me humbjen e saj, njëkohësisht Anne duhej të luante një grua që sillte në jetë një fëmijë.
“Hera e parë nuk funksionoi. Po luaja një shfaqje dhe çdo natë duhej të lindja në skenë”.
41-vjeçarja ia tregoi abortin vetëm një grupi miqsh që e takuan në prapaskenë pas shfaqjes. “Ishte e tepërt për t’u mbajtur brenda kur në skenë po shtiresha që çdo gjë ishte në rregull”.
Duke kujtuar momentin kur mbeti shtatzënë, Hathaway tregoi se nisi të ndiente empati ndaj të tjerëve që kishin probleme me fertilitetin.
“Kur gjithçka shkoi mirë për mua dhe duke qenë se e kisha parë anën tjetër ku duhet të kesh mirësinë që të jesh e lumtur për dikë, doja që motrat e mia ta dinin që ‘nuk ke pse të jesh gjithnjë e fortë. Të shoh dhe kam qenë si ti”, shtoi ajo.
“Është shumë e vështirë ta duash diçka kaq shumë dhe të pyesësh veten nëse po bën diçka keq”, vijoi aktorja.
Pak pas abortit, aktorja dhe bashkëshorti i saj Adam Shulman u bënë prindër të një djali, Jonathan Rosebanks që sot është 8 vjeç dhe Jack, 4 vjeç./tvklan.al