Forcat izraelite bombarduan përsëri të ashtuquajturën “zonë të sigurt” në al-Mawasi të Gazës, duke vrarë të paktën 21 njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. Sulmi shënjestroi tendat ku ishin strehuar familjet e zhvendosura, duke shkaktuar zjarre dhe djegie të disa viktimave, mes të cilëve gra dhe fëmijë. Ushtria izraelite tha se një avion tij ushtarak goditi zyrtarë të lartë të Hamasit që ishin të përfshirë në aktivitete terroriste në atë zonë
Trupat e të paktën 21 viktimave janë dërguar në spitalin Nasser, por autoritetet shëndetësore thonë se do të jetë e vështirë të dihet numri i saktë i viktimave. Ndërkaq tanket izraelite hynë në pjesët veriore të zonës Khan Younis në jug të Rripit të Gazës duke vrarë të paktën 47 njerëz.
“Amnesty International” ka akuzuar Izraelin për kryerjen e gjenocidit kundër palestinezëve sipas një raporti të botuar një akuzë që liderët izraelitë e kanë mohuar vazhdimisht. Në raport thuhet se gjenocidi i Izraelit kundër palestinezëve në Gaza, është kulmi i kërkimeve muajsh nga “Amnesty”, duke përfshirë intervista të gjera me dëshmitarë, analiza të “provave vizuale dhe dixhitale”, duke përfshirë satelit, imazhe dhe deklarata të bëra nga zyrtarë të lartë të qeverisë dhe ushtrisë izraelite.
“Amnesty” tha se ushtria izraelite ka kryer të paktën tre nga pesë aktet e ndaluara nga Konventa e Gjenocidit të vitit 1948, duke përfshirë vrasjet pa dallim të civilëve, duke shkaktuar dëmtime të rënda trupore ose mendore dhe duke shkaktuar shkatërrim në enklavë.
“Hulumtimi ynë zbulon se, për muaj të tërë, Izraeli ka kryer akte gjenocidi, plotësisht i vetëdijshëm për dëmin e pariparueshëm që po u shkaktonte palestinezëve në Gaza,” shprehet Agnes Callamard, Sekretarja e Përgjithshme e “Amnesty International”.
“Amnesty International” u bën thirrje shteteve të ndalojnë së pretenduari se janë të pafuqishme për t’i dhënë fund këtij gjenocidi dhe nëse thirrjet për një armëpushim në Gaza vijojnë të anashkalohen atëherë kjo do të tregojë se komunitetit ndërkombëtar ka dështuar dhe do të mbetet një njollë në ndërgjegjen kolektive.
Klan News