Shqetësim ndërkombëtar ka shkaktuar miratimi nga Parlamenti izraelit i ligjit që dëbon nga vendi agjencinë e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë UNRWA dhe ndalon çdo lloj kontakti me zyrtarë të Tel Avivit.
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të shtetit Methju Miller i bëri thirrje qeverisë izraelite të mos i verë në zbatim rregullat e reja, pasi kjo organizatë është jetike veçanërisht për banorët e Rripit të Gazës.
Në të njejtën linjë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, Britania e Madhe, shumë shtete europiane, por edhe Rusia e Kina.
Zyrtarët izraelitë thanë se kjo agjenci ka bërë si pjesë të saj edhe anëtarë të Hamasit, ndaj konsiderohet nga Tel Avivi si organizatë terroriste.
Kjo agjenci vepron në Izrael dhe territoret palestineze që prej 1949-ës, por pas luftës 6-ditore në 1967, misioni i saj u fokusua tek ndihma ndaj refugjatëve palestinezë në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor.
Kjo organizatë është burimi i vetëm i ndihmave ushqimore jetike për palestinezët. Ligji i ri i ve pjesëtarët e UNRËA-s në objektiv të sulmeve izraelite, ashtu si militantët e Hamasit dhe kjo mund të thellojë krizën humanitare, veçanërisht në Rripin e Gazës.
Tv Klan