Ushtria izraelite goditi jugun e Bejrutit në një zonë të kontrolluar nga Hezbollahu duke vrarë të paktën 20 persona.

Sulmet kanë shënjestruar jo vetëm bastionet e Hezbollahut, por edhe disa ndërtesa ku ishin strehuar personat që kishin ikur nga bombardimet.

Një tjetër sulm izraelit në një bllok apartamentesh në lindje të Bejrutit vrau të paktën gjashtë persona. Forcat izraelite kanë paralajmëruar banorët në zonat e Haret Hreik dhe Ghobeiry të Libanit që të largohen përpara se të fillojë operacionet ushtarake.

Sulme pati gjithashtu edhe në pjesën veriore dhe qëndrore të Gazës. Ushtria izraelite bombardoi disa zona ku aktualisht qëndrojnë të zhvendosurit në Beit Lahiya. Bombardimet erdhën pasi OKB po shpërndante furnizime ushqimore për njerëzit.

Nga Këshilli i Sigurimit ekspertët paralajmëruan se zia e bukës është e afërt në Gaza. Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon hodhi poshtë paralajmërimin për urinë duke e konsideruar deklaratën si  të rreme

Gjatë seancës, ambasadorja e së SHBA-së në OKB Linda Thomas-Greenfield theksoi se nuk duhet të ketë zhvendosje të dhunshme, duke paralajmëruar se politika të tilla do të kishin pasoja  të rënda. Vërejtjet erdhën pasi Uashingtoni tha se aleati i tij Izraeli po bënte mjaftueshëm për të adresuar krizën humanitare në  Gaza.

Reagimi i SHBA-së tregon se Uashingtoni do të vazhdojë të furnizojë me armë aleatin e tij, pavarësisht paralajmërimeve në rritje nga grupet e ndihmës për civilët që po vriten dhe zhvendosen nga sulmet e Izraelit në veri.

Klan News