3 autobusë pa pasagjerë kanë shpërthyer në skajin jugor të Tel Avivit dhe policia vendase dyshon për sulm terrorist. Ngjarja ndodhi në parkingjet në qytetin Bat Yam, por nuk ka patur viktima. 2 bombat e para shpërthyen brenda pak minutash, dhe e 3-ta rreth 15 minuta më vonë.
Pas kontrolleve të ushtruara, autoritetet izraelite gjetën më shumë eksplozivë në 2 autobusë të tjerë që nuk shpërthyen. Pesë bombat ishin identike dhe funksiononin me telekomandim. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar ushtrinë izraelite të kryejë “një operacion intensiv kundër qendrave të terrorizmit” në Bregun Perëndimor.
Megjithatë ende nuk dihet kush qëndron pas shpërthimeve me bombë. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz deklaroi se autorët mund të jenë strehuar aty duke veçuar kampin e refugjatëve Tulkarem që është përballur me disa nga sulmet më shkatërruese izraelite që nga 7 Tetori 2023.
Klan News