Ushtria Izraelit zhvendos fokusin e luftës nga Gaza në Libanin jugor. Shënjestron për të dytën herë brenda të shtunës objektivat e Hezbollahut. Dhjetëra avionë luftarakë izraelitë sulmuan të gjithë Libanin jugor pasi inteligjenca zbuloi se Hezbollahu po përgatitej për hakmarrje me shumë raketa dhe dronë.
Daniel Hagari, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, tha se forcat izraelite kishin sulmuar qindra raketahedhës të Hezbollahut duke paralizuar lëshimin e tyre dhe minimizimin e dëmeve. Agjencia e lajmeve në Liban raportoi për sulme ajrore në shkallë të gjerë dhe fluturime me dron. Të paktën 50 sulme izraelite në vetëm 40 minuta.
Ndërkohë, sulmi izraelit gjatë një takimi të strukturave të Hezbollahut në Liban ka lënë pas të paktën 37 viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Edhe pse fokusi izraelit është në luftimet me Hezbollahun, ushtria izraelite goditi një strehë të kthyer në shkollë në qytetin e Gazës pasi besonte se militantët e Hamasit po e përdornin ndërtesën si qendër komandimi. Autoritetet shëndetësore palestineze thanë se sulmi vrau 22 persona.
Klan News