Vëzhgimi i rreth 1.2 milion galaksive dhe mbi 13 artikujve shkencor të firmosur nga qindra fizikantë dhe austronautë, kanë bërë të mundur më të fund hartën e energjisë së errët, që zë dhe 75% të universit tonë.
“Na janë dashur thuajse 5 vjet për të mbledhur përmasat e 1.2 milion galaksive, duke ekspoloruar ¼-tën e qiellit për të realizuar hartën e strukturës së universit në një volum prej 650 miliardë vite dritë në kub”, ka thënë një prej koordinatorëve të kërkimit, Jeremy Tinker, nga Universiteti i New York-ut. “Kjo hartë na ka lejuar që të arrijmë përmasat e më të mira të mundshme të rolit të energjisë së errët, që zgjeron universin”.
“Në hartë mund të shikojmë se si galaksitë që shtyhen drejt galaksive të tjera nga forca e gravitetit e ushtruar nga materia e errët”. Këto të dhëna bëjnë të mundur të vendoset në një testim të ri të teorisë së relativitetit të Albert Einstein në një shkallë kozmike ka thënë Shirley Ho, pjesë nga “Carnegie Mellon University.”
Harta është publikuar nga projekti ndërkombëtar Boss (Baryon Oscillation Spectroscopic Survey), i zhvilluar në kuadër të programit Sdss-III (Sloan Digital Sky Survey-III), ndërsa shkrimet janë publikuar në revistën “Monthly Notices of the Royal Astronomical Society”./tvklan.al