Mungesa e Kosovës në hartë ka “revoltuar’ personazhe të njohur shqiptarë, të cilët në rrjetet e tyre sociale i kanë bërë thirrje kompanisë “Apple” t’i japë sa më parë Kosovës vendin që i takon.
Thirrjes së tyre i është bashkuar edhe modelja Arbenita Ismajli, e cila ka publikuar në Instastory një foto të sajën teksa shfaqet duke bërë shqiponjën dykrenare. Bashkëngjitur postimit të saj ajo shkruan: Shqiptarinë mos ma prekni se ju djeg! Nëse e urren kombësinë time, je i lirë të bësh unfollow.
Në internet ka nisur një peticion për të vendosur Kosovën në hartë. Peticioni nisi pasi në “Apple Maps”, vija kufitare mes Kosovës dhe Serbisë paraqitet ndryshe nga ajo që është përdorur për vendet e tjera dhe në të duket sikur Prishtina është pjesë e Serbisë. /tvklan.al