Flirti me dikë tjetër ndërsa je në një marrëdhënie konsiderohet nga shumë ekspertë si i shëndetshëm nëse respektohen ndjenjat e partnerit dhe kufijtë e lidhjes. Komunikimi, besimi dhe respekti ndaj njëri-tjetrit janë çelësi për ta ruajtur marrëdhënien edhe gjatë ndërveprimit me të tjerët.
Lidhur me diskutimin e flirtit në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Ledia Fazlli mendon se një aspekt tjetër është rritja e vetëbesimit dhe të bën të ndihesh mirë. Ajo i qëndron argumentiit se flirtimi është i shëndetshëm dhe e zgjon marrëdhënien. Madje ajo është e bindur se partneri i saj flirton me vajza të tjera, por nuk e ka aspak problem.
Ledia Fazlli: Unë mendoj që është realisht i shëndetshëm. Unë mendoj që flirti është si ajo erëza që nëse hidhet me karar, e bën shumë më të shijshme gjellën. Kaq. Kështu e mendoj unë. Ose shumë njerëz thonë që një martese të gjatë, koha i ka humbur pasionin etj, unë mendoj që e zgjon dhe e zgjon fuqishëm se unë mendoj që flirti nuk mund të bëhet vetëm me një partner dhe jo me partnerin tënd. Unë flirtoj edhe me partnerin tim dhe shumë shpesh flirtoj me partnerin tim.
Katerina Trungu: Ah, nëse i referohesh partnerit është tjetër gjë.
Ledia Fazlli: Okej, ajo është “edhe”, jo domosdoshmërisht vetëm me partnerin dhe unë jam e bindur që edhe partneri im flirton me vajza të tjera dhe s’e kam fare problem.
Katerina Trungu: S’e ke fare problem nëse flirtohet rregullisht pastaj?
Ledia Fazlli: Flirton rregullisht? Ç’është kjo rregullisht? Rregullisht shkon me mendje./tvklan.al