Martesa e Greta Koçit ka bërë një bujë mjaft të madhe ditët e fundit. Këngëtarja ka qenë e ftuar tek “Rudina” ku dhe ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj në Vjenë. Greta ka rrëfyer se është shumë e lumtur me jetës e saj me partnerin. Ndër të tjera, ajo ka rrëfyer se bashkëshorti i saj nuk është një personazh i njohur për publikun prandaj ka dëshirë që t’i ruhet privatësia.

Greta Koçi: Është xhiruar në Tiranë videoklipi i këngës “S’po më le nana”. Në fakt jam duke punuar për një këngë tjetër dhe do të jetë një dedikim zemre për një ndër njerëzit më të rëndësishëm të jetës, por po e lëmë surprizë.

Rudina Magjistari: Ti u shfaqe me një unazë, por ceremoni nuk kemi parë…

Greta Koçi: Unë vendosa ta them për të respektuar publikun dhe të gjithë njerëzit që më duan shpirtërisht, dhe vendosa ta ndaj dhe të them se jam shumë e lumtur, jam shpërngulur, jam martuar, nuk doja të jepja më shumë detaje. Bashkëshorti im nuk ka lidhje me fushën e artit, dhe nuk dua të cënoj privatësinë. Unë jam e martuar në të gjitha format e martesës, fustanin e bardhë nuk e kam veshur për arsye se kanë qenë shumë situata bashkë, pandemia etj, por çdo gjë tjetër e kam finalizuar. Jam shumë e lumtur, jam shumë e qetë, më ka ndryshuar jeta në sensin e mirë./tvklan.al