Këngëtarja e njohur shqiptare, Greta Koçi ka qenë ditën e sotme në një intervistë në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku ka treguar më shumë përsa i përket jetës së saj personale dhe lajmit që bëri xhiron e rrjetit këto ditë, atë të martesës. Ndër të tjera, artistja është kthyer pas në kohë, para një viti e gjysëm kur mikesha e programit, astrologia Meri Shehu i ka parashikuar se do të martohej dhe në fakt ashtu ndodhi.

Greta Koçi: Nuk mund ta harroj kurrë se në emisionin e kaluar, në fakt u bë një vit e ca që kemi qenë bashkë, ka qenë astrolgia Meri dhe parashikonte që do të martohesha dhe ashtu ndodhi.

E pyetur për këngën e laçuar së fundmi, “S’po më le nana”, një këngë që i dedikohet vajzave që martohen, Greta ka thënë se nuk është një dedikim, por një rastësi e bukur.

Greta Koçi: Jo të gjitha këngët janë dedikim, “S’po më le nana” është këngë që ka motivet e folkut, ka motivet e traditës dhe pak nga këto elementë bashkë e kanë sjellë dhe suksesin. Dua të falenderoj të gjithë shqiptarët nga e gjithë bota që e dëgjojnë.

Po ashtu, e pyetur nga Rudina Magjistari, këngëtarja ka treguar më shumë përsa i përket marrëdhënies së saj me prindërit tani që ndodhet larg Shqipërisë.  

Greta Koçi: Të dy prindërit, por mamaja ime ka marrë më shumë vëmendje, por tani fama i ka shkuar dhe në publik, ia dinë emrin dhe personalitetin pak. Unë dhe pse jam larg, vizitat e mia në Shqipëri janë shumë të shpeshta. Mami dhe babi janë njerëzit e parë që telefonoj sapo hap sytë. /tvklan.al