Në studion e “Euro Zone”, në drejtimin e Gerti Laskut, ka pasur diskutime për barazimin e parë në këtë evropian mes Sllovenisë dhe Danimarkës.
Ditmar Bicaj e cilësoi Slloveninë një surprizë të bukur dhe ekipin më simpatik për momentin.
“Sllovenia doli e fituar nga kjo ndeshje. E diskutuam dhe më herët, nuk kishte surpriza dhe surpriza erdhi, që Sllovenia ndaloi Danimarkën, e cila humbi dy pikë sot. Kjo mund të vështirësojë kalimin për Danimakrën në fazën tjetër. Sllovenia u paraqit me një fytyrë tjetër në pjesën e dytë, me shumë goditje, me performancë të mirë dhe për mua është ekipi më simpatik deri këto momente”, tha Bicaj.
Një ndër të ftuarit, gazetari Anton Cicani shprehu vlerësim për përfaqësuesen e Sllovenisë, që ndonëse modeste u paraqit mjaft mirë ndaj Danimarkës dhe mund të kishte arritur më shumë.
“Sheshko për cilësinë dhe kualitetin që ka, ndodhet në një kombëtare që nuk i afrohet fare cilësive të tij. Në dy goditje të tij njëherë goditi shtyllën dhe tjera iu afrua golit. Të ishte realizuar ndonjë prej këtyre goditjeve kishte për të qenë super gol. Goli i shënuar nga Erik Janza-s është goli i parë në një kampionat evropian për Slloveninë në 24 vite”, tha Cicani./tvklan.al