Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Asgjë nuk ndryshoi në kreun e renditjes së kampionatit tonë kombëtar të futbollit edhe pse sot u luajtën takimet e javës së 22. Të tre skuadrat e kreut fituan ndaj kundërshtarëve të tyre, si Vllaznia, që mundi 3-1 në Shkodër Tomorrin, ashtu dhe Tirana që fitoj lehtësisht 4-0 në stadiumin “Qemal Stafa” kundër Teutës së Durrësit. Duhet veçuar fakti që në këtë takim Indrit Fortuzi shënoi 3 gola.
Fitorja e Dinamos në Fier me Apoloninë 2-1, i mbajnë të gjalla shpresat e dinamovitëve, për të qenë ata të parët që do të presin shiritin final, kur duhen edhe katër ndeshje që të mbyllet kampionati. Në takimet e tjera, Shkumbini mundi 2-0 Besën, Bylis fitoi me Skënderbeun, ndërsa Luftëtari mundi 3-1 Flamurtarin në Gjirokastër. Ndërsa në Lushnje, skuadra vendase fitoi thellë 4-0 me Beslidhjen e Lezhës./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Grillo