Java e shtatë e Superiores, do të ngrejë siparin këtë të premte.

Egnatia pret në shtëpi Partizanin, në një sfidë ku spektakli është i garantuar. Dy ekipet pretendente dhe që luftuan për titullin në sezonin e kaluar, do të sfidojnë njëra-tjetrën dhe do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e javës së shtatë, pasi takimet e tjera do të luhen në dy ditët e ardhshme.

Të shtunën në orën 16:00, Laçit pret Teutën, ndërsa Vllaznia luan ndaj Dinamos. Dy ndeshjet e tjera do të luhen ditën e diel.

Spikat Tirana-Skënderbeu në orën 19:00, por edhe Bylis-Elbasani tre orë më herët. /tvklan.al