Jennifer Lawrence është në pritje të ëmbël.
Aktorja e “Hunger Games” dhe bashkëshorti i saj kanë konfirmuar për Vogue se do të bëhen prindër për herë të dytë. Ata kanë edhe një djalë 2 vjeç, Cy.
34-vjeçarja dhe Cooke Maroney, një drejtor galerie arti, u martuan në vitin 2019. Në 2022, pas lindjes së djalit, Jennifer tregoi se si ndihej në rrugëtimin e saj të mëmësisë.
“Ndihesha sikur tërë jeta ime nisi nga e para. Thjesht e shihja. E adhuroja aq shumë. I adhuroja të gjithë fëmijët ngado. Të sapolindurit janë fantastikë”.
Lajmi i shtatzënisë së dytë vjen pas një viti kur një burim foli për US Weekly dhe tha se çifti po mendonte që të zgjeronte familjen.
“Ata po mendojnë për një fëmijë tjetër. Në fillim s’ishin të sigurt nëse donin një fëmijë tjetër sepse është shumë punë, por e adhurojnë Cy dhe u pëlqen t’u tregojnë miqve e familjarëve video të tij. Kanë nisur të mendojnë për mundësinë e një tjetri”./tvklan.al