Jet ka hapur zemrën në një rrëfim shumë të ndjerë e personal. Ai ka rrëfyer sonte në “X Factor Albania” në Tv Klan mbi ndarjen e prindërve të tij, një moment shumë i trishtë që ai e përjetoi që në moshën 7-vjeçare.

Një nga pjesët më të vështira të historisë është fakti se ai dhe dy vëllezërit e tij janë ndarë, pasi Jet dhe vëllai i vogël jetojnë me nënën, kurse vëllai tjetër me babain.

“Kjo këngë flet për dhimbjet dhe vështirësitë në jetë, siç kam kaluar edhe unë vështirësi në jetë. Një prej tyre është ndarja e prindërve që e kam përjetuar vërtetë shumë keq. Ndarja e prindërve të mi ka ndodhur që kur isha unë 7 vjeç. Ishte shumë e vështirë dhe ende më ndjek trishtimi. Jemi tre vëllezër. Unë dhe vëllai i vogël jetojmë me mamin, vëllai i dytë me babin. Unë kam marrë tiparet e babit dhe talentin e mamit dhe kam dalë ky që jam. Jam version më i mirë i të dyve”, rrëfeu ai.

Megjithatë, pjesa më frymëzuese e historisë së Jet është fakti se ai ka ndjekur ëndrrat e tij mes vështirësive që e ka përballuar në jetë.

Përmes rrëfimit të tij të ndjeshëm dhe të sinqertë, Jet shfaqi forcën dhe guximin për të përballuar sfidat e jetës dhe për të ndjekur pasionin e tij për muzikën.

Prezenca e tij në skenën e “X-Factor Albania” është një dëshmi e fuqishme se si mund të mposhtim çdo sfidë.

/tvklan.al