Ky drejtues motori duhet ta konsiderojë veten me fat pasi ka shpëtuar mrekullisht nga një aksident që mund të rezultonte fatal.

Makina që vjen pas tij, humbet kontrollin dhe del nga rruga duke u përplasur me pemën në trotuar dhe më pas u përmbys. Automjeti kaloi me shpejtësi vetëm pak centimetra larg motorit, dhe për fat të mirë nuk e preku aspak.

Ngjarja, që është filmuar nga kamerat e sigurisë së rrugës, ka ndodhur në Kinë më 4 Nëntor. Sipas mediave kineze, shoferi i makinës po tentonte të kapte kutinë e ilaçeve dhe ngatërroi pedalet, duke shkelur gazin në vend të frenave.

Ngjarja kaloi pa pasoja të rënda, pasi shoferi dhe djali i tij në makinë ishin me rrip sigurimi. Edhe drejtuesi i motorit shpëtoi pa asnjë lëndim. /tvklan.al