Në puntatën e kësaj të shtune, emisioni “Me Çelësa në Derë” përqendrohet në një kompani mjaft të veçantë, e cila që në gjenezën e saj ka të ndërthurur elementët e identitetit tonë kombëtar.

Me qendër në Tiranë, kompania “Tokton” ofron të gjitha shërbimet për pronat e paluajtshme në të gjithë vendin, duke mbuluar ndërmjetësimin për shitje, blerje, qira mujore dhe ditore.

Me një eksperiencë mesatare prej 6 vitesh në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të licencuar, tashmë kjo kompani është e shtrirë në 3 degë në kryeqytet. Sa i përket elementëve atdhetarë në emrin e kompanisë, bashkëthemeluesi i “Tokton”, Ani Nurçja jep më shumë detaje.

“Duke qenë se ne jemi 3 bashkëthemelues të kompanisë gjithmonë indicet tona i kemi diskutuar që të jenë serioze në treg, po ashtu të ketë dhe disa ndjenja shqiptare. Ne kemi marrë dhe kemi folur me disa ekspertë të fushës në lidhjen me emrin, logon, ngjyrat dhe gjithçka që ne duhet të ndjekim. Pas konsultimeve kemi vendosur dhe mendoj se na përfaqëson ndenjësish emri ‘Tokton’. Me pak fjalë autoktonë në tokën tonë,” tha ai.

Sapo futesh në zyrat e kompanisë përshtypja e parë është ajo e një “real estate” në vendet perëndimore dhe të zhvilluara. Ani Nurçja me krenari tregon arritjet e kompanisë në një kohë relativisht të shkurtër dhe kjo arritje sipas tij është meritë e eksperiencës shumëvjeçare e stafit të tij.

Orinda Huta: Tokton është prej në viti e pak e megjithatë eksperienca juaj në treg është shumë e gjatë në “real estate”.

Ani Nurçja: Fatmirësisht po. 50% e njerëzve dhe e organikës që ndodhen këtu kanë mbi 6 vite eksperiencë. Ky është një fat shumë i madh që ne operojmë me këta njerëz dhe absolutisht që kemi marrë më të mirën e gjithë eksperiencës ndër vite e kemi ingranuar me eksperiencën e re që ne jemi munduar të fusim në tregun tonë gjithmonë me parimet bazike, ndershmëri e profesionalizëm me secilin që ndodhet përballë nesh./tvklan.al