John Cena ka shpjeguar në një intervistë të fundit se pse ai dhe bashkëshortja e tij edhe ata preferojnë ta mbajnë private larg syrit të publikut.
Aktori u takua për herë të parë me bashkëshorten e tij me origjinë iraniane në një restorant kur një nga miqtë e saj i kërkoi ish-mundësit një foto.
Lidhja e tyre vazhdoi dhe ata u martuan në vitin 2020. Megjithatë, ata preferojnë ta mbajnë lidhjen e tyre sa më diskrete dhe të shmangin daljet publike, përveç se në tapetin e kuq.
Duke folur për “Armchair Expert”, John Cena ka zgjedhur të mos tregojë vendndodhjen e shtëpisë së tij në Los Angeles, të cilën ai ka arritur ta mbajë sekret.
“Kam disa vende që mund t’i quaj ‘shtëpi’ që askush nuk do të mund t’i gjejë kurrë”, tha ai.
Kur u pyet nëse e bën këtë për të shmangur takimin me fansat, ai u përgjigj: “Unë kurrë nuk fajësoj askënd që dëshiron të përshëndesë. Por në të njëjtën kohë udhëtoj me gruan time, shkojmë kudo bashkë. Unë dua sigurinë dhe mirëqenien e saj”.
Në përfundim të intervistës, John Cena shpjegoi se një nga premtimat e bëra në altar është që ai do mendojë gjithmonë për sigurinë e saj dhe se do të bente çmos që të mos e vendoste kurrë në një situatë ku ajo nuk do të ndihej rehat.
Klan News