Ditën e djeshme në Tiranë u organizua një protestë nga populli shqiptar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie. Protesta përshkallëzoi në dhunë mes qytetarëve dhe forcave të policisë dhe kjo gjë nuk i është dukur aspak normale këngëtares së njohur Jonida Maliqit, e cila përmes një postimi në Instastory shprehet se kjo sjellë është prej huliganësh dhe kafshësh.
“Ishte e tmerrshme ajo që i ndodhi Klodianit dhe jam e sigurt që drejtësi do të ketë, por pse të sillemi si huliganë në vend që të protestojmë paqësisht? Të djegim, të shkatërrojmë, të sillemi si kafshë…
Kjo nuk është zgjidhje e problemit, kjo është injorancë”, ka shkruar Jonida. /tvklan.al