Gjatë një vizite në Shkodër, kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, tha ne fjalën e saj përpara qytetarëve se mandati i dytë i qeverisë Berisha do të jetë mandati i liberalizimit të vizave, i zhvillimeve, i projekteve dhe i investimeve të mëdha.
Në fjalën e saj kryeparlamentarja vlerësoi arritjet e mëdha të qeverisë duke u ndalur veçanërisht tek anëtarësimi në NATO dhe aplikimi për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.
Në këtë takim Topalli nuk kurseu as akuzat për kreun e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.
Jozefina Topalli: “Cili është motivi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës? Ka vetëm një motiv: ryshfetet. Ka vetëm një motiv: korrupsionin. Ka vetëm një motiv: 15 përqindëshin, mirëpo 15 përqindëshi do të thotë të të blejnë, more vëllezër dhe kur je i blerë, nuk mund të ketë kurrë motive. Kur je i blerë nuk mund të jetë kurrë lider. Kur je i blerë nuk mund të udhëheqësh as edhe një parti dhe aq më pak një vend”.
Topalli theksoi se historia e 18 viteve është historia e Partisë Demokratike, ajo e ndryshimeve dhe transformimeve të mëdha./tvklan.al