Julian Meçe, i deportuar në Gusht të këtij viti nga Dubai, ka dëshmuar, në gyqin që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme për dy vrasje të ndodhur në 27 dhe 28 Shkurt të 2005. Të pandehur në këtë proces janë Emiljano Shullazi, Plarent Dervishajt, Lulzim Berishës, Endrit Rusit dhe Endrit Taullait, Viktor Imeri.
Meçe u pyet për njohjen me shtetasin Luftar Reçi, që ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Ai u shpreh se nuk e njihte Reçin, dhe se në kohën kur kanë ndodhur vrasjet ai ka qenë në burg.
“Luftar Reçin as nuk e njoh dhe as nuk kam patur lidhje deri kur nisi ky proces. Nga viti 2004-2011 unë kam qenë duke vuajtur një dënim për trafikim narkotikësh në Itali. Lulzim Berishën e njoh, kemi pasur miqësi. Edhe me Plarent Dervishaj, njihem, kam miqësi, kemi qenë komshinj në Durrës. Kur ne kemi qenë në Dubai bashkë me Plarenti, dhe u lëshuan masat e sigurimit, ai shprehu habi dhe u indinjua duke thënë se nuk kishte lidhje. Dervishaj me tha se asgjë nuk e ka lidhur me Viktor Imerin e Emiljano Shullazin. Plarent Dervishaj shprehu indinjatë që Prokuroria nuk mori parasysh edhe prova të tjera që e shfajësojnë atë në lidhje me vrasjet”.
Dëshmia e Julian Meçës është kërkuar nga disa prej avokatëve të personave të pandehur në proces. I penduari I drejtësi ka pretenduar se në 2004 ka qenë në një drekë së bashku me Lulzim Berishën dhe Julian Meçen edhe shume persona të tjerë, por këto pretendime janë mohuar nga Meçe.
Ai ndodhet nën masën e sigurimit “arrest në burg” për atentatin ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoj dhe Aleksandër Lahos, ngjarje në të cilën humbi jetën Andi Maloku. Atentati ndodhi në 1 Nëntor të 2019.
Klan News