Një nga personazhet kryesore të ish-bandës së Durrësit, Plarent Dervishi dhe miku i tij Julian Meçe janë depërtuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tashmë do të përballen me drejtësinë tonë për disa ngjarje të rënda kriminale. Dervishi ishte arrestuar disa vite me parë në Dubai, por arriti të fitonte lirinë për të qëndruar atje.
Për vrasjen e Klodian Saliut e ndodhur në shkurt të 2005 Dervishi është zyrtarisht i pandehur dhe çëshjta ndodhet në fazat e fundit të gjykimit. Çështja tjetër për të cilën Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe akuzohen është atentati i ndodhur në 1 Nëntor të 2019 tek mbikalimi i Shkozetit ku u plagos ish-prokurori Arjan Ndoj, Aleksandër Laho i njohur si Rrumi i Sukthit, dhe Andi Maloku shoferi i ish-prokurori i cili humbi jetën një javë më vonë në spital.
Lajmi i depërtimit nga Dubai dhe përballja me drejtësinë tonë të Plarent Dervishit dhe Julian Meçes u konfirmua nga Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Plarent Dervishaj, u hetua nga ish-Prokuroria e krimeve të rënda në kuadër të dosjes për bandën e Durrësit, por që në fund arriti të fitonte betejën me drejtësinë dhe të shpallej i pafajshëm. Ndërkohë Dervishaj akuzohet nga SPAK dhe ndaj tij është caktuar masë sigurimi edhe për çështjen e trafikut të drogës jashtë vendit.
Në njoftimin zyrtarë të SPAK kur janë mbyllur hetimet për këtë çështje bën me dije se Plarent Dervishaj, Julian Meçaj së bashku me persona të tjerë akuzohen edhe për sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasive Vullnet Muça, Genci Maloku dhe Arben Mërkuri (Maneci). Plaurent Dervishaj, Ramazan Rraja dhe Julian Meçaj, akuzohen për “Shkatërrimit të pronës me eksploziv.
Gjithashtu Klan Neës ka mësuar se Gjykata Kombëtare e Spanjës vendos të ekstradojë në Shqipëri, Lulzim Berishën, ish-kreun e bandës së Durrësit.
Megjithatë Berisha pritet të apelojë vendimin në Gjykatën e Lartë, në Spanjë. Ai akuzohet nga SPAK si i përfshirë në vrasjen e Klodian Saliut, krim i ndodhur në vitin 2005.
Lulzim Berisha u lirua me kusht nga burgu në vitin 2016, por gjykata e Lartë anuloi këtë vendim vitin 2021 duke vendosur rikthimin e tij në qeli.
Klan News