Ivan Juric nuk humb kohë. Pak javë pas largimit nga drejtimi i Romës, tekniku kroat po përgatitet për një aventurë të re.

Tekniku 49-vjeçar ka ndërprerë kontratën me klubin italian, e cila ishte e vlefshme deri në Qershor të vitit të ardhshëm. Arsyeja është se Juric ka arritur akordin për të marrë drejtimin e Southampton në Premier League.

Palët kanë mbyllur marrëveshjen mes tyre dhe kanë mbetur vetëm detajet e fundit për tu zgjidhur, para se Juric të zyrtarizohet.

Southampton po kalon një sezon shumë të vështirë, pasi mban vendin e fundit në kampionat me vetëm 5 pikë, ndërsa pak ditë më parë shkarkuan trajnerin Russel Martin.

Juric do të firmosë kontratë deri në Qershor të vitit të ardhshëm, me objektiv mbijetesën, diçka që duket shumë e vështirë në këtë moment. Nëse skuadra ia del të qëndrojë në elitë, atëherë kontrata e trajnerit kroat do të rinovohet automatikisht edhe për një tjetër sezon. /tvklan.al