Kryeministri kanadez i përgjigjet tarifave të Donald Trump. Justin Trudeau tha se edhe Kanadaja do të miratojë tarifa në masën 25% ndaj mallrave amerikane. Ai ishte i ashpër në fjalën e tij, duke thënë se kjo luftë tregtare e paprecedentë u zgjodh dhe u vendos nga presidenti Donald Trump, dhe e humbur do jetë vetëm Amerika, veçanërisht familjet amerikane.

Gjatë fjalës së tij, i është drejtuar presidentit, duke e quajtur një njeri shume inteligjent, por që kësaj here vendimi i tij është një budallallëk. Më herët Presidenti Trump kritikoi në rrjetin social Truth, Kanadanë, duke deklaruar se nuk lejon bankat amerikane të kryejnë biznes në vendin e tyre ndërkohë që institutet financiare kanadeze kanë pushtuar tregun amerikan.

Ndërkohë, hyrja në fuqi e tarifave mbi Kanadanë, Meksikën dhe Kinën të martën e 4 marsit, kanë patur një efekt të forte tek bursat dhe tregjet financiare evropiane të cilat u mbyllën me humbje. Ndërkohë që edhe Wall Street ka shënuar një rënie negative duke djegur edhe fitimet e grumbulluara ditën e zgjedhjeve në 5 nëntor në SHBA.  

Klan News