Kualifikimi në Champions League mbetet ende një mister te Juventusi. Për herë të katërt radhazi, bardhezinjtë dështuan për të marrë pikët e plota në kampionat, duke barazuar sërish këtë herë në shtëpinë e Romës. Ecuri që nuk ishte regjistruar prej 12 vitesh, asokohe mes Shkurtit dhe Marsit kur drejtohej nga Antonio Konte.
Një pikë e dalë pas barazimit 1-1 në “Olimpico” që nuk lejon skuadrën e Massimiliano Allegri për të festuar matematikisht pjesëmarrjen në kompeticionin më të rëndësishëm Europian. Goli i 12-të i Lukaku kapi në befasi torinezët, të cilët pësuan golin e 27-të në Serie A. Belgu shënoi edhe golin e parë në portën e Juventusit në rrjedhën e aksionit për të thyer mallkimin që kishte dhe në kohën kur veshte fanellën e Interit.
Reagimi ishte i shpejtë, me heroin e goditjeve me kokë, Bremer. Qendërmbrojtësi është ai që ka shënuar më shumë në këtë mënyrë në 5 kampionatet kryesore të Europës. Që nga sezoni 2019-2020, braziliani ka realizuar 13 herë për të thelluar rekordin në dy gola më rivalin më të afërt.
Një barazim që lë gjithçka të hapur për të dy skuadrat në rrugën drejt kualifikimit në Champions League. Për Juventusin, tabloja është më e lehtë kur kanë mbetur edhe tre takime për tu luajtur. Torinezët kanë momentalisht 66 pikë, 6 më shumë se Roma e pozicionit të fundit që të garanton një biletë për në kompeticionin më magjik të UEFA-s.
Klan News