Serisë A sezonin e ardhshëm mund t’i bashkohet një tjetër kuqezi, Mario Mitaj. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare pëlqehet nga trajneri i ri i bardhezinjve, Thiago Motta.
Sipas gazetës torineze “Tuttosport”, 20-vjeçari mendohet se do të zëvendësojë më së miri Andrea Kambiason në krahun e majtë.
Mitaj luajti titullar në tri sfidat e kombëtares në Euro 2024.
Tekniku Thiago Motta vlerëson Mitajn për vizionin e tij dhe aftësitë e tij taktike, ndërsa përveçse në të majtë të mbrojtjes mund të luajë edhe në mesfushë.
Mitaj është në pronësi të Lokomotivës së Moskës dhe kontrata i përfundon në verën e 2027-ës.
Te “Zonja e Vjetër” blerja e tij konsiderohet si një investim për të ardhmen. Kartoni i Mitajt sipas transfermarket vlerësohet rreth 2 mln euro.
Klan News