Juventusi ka harruar si fitohet. Torinezët regjistruan barazimin e tretë radhazi në kampionat, pasi u ndalën në shtëpi nga Bologna me rezultatin 2-2.
Në fakt “Zonja e Vjetër” ishte shumë afër humbjes, të cilën e shmangën vetëm në fund. Ndoye i dha avantazhin miqve në minutën e 30-të, ndërsa Pobega dyfishoi shifrat në minutën e 52-të.
Koopmeiners ngushtoi diferencat në 1-2, duke i dhënë shpresë Juventusit për të kërkuar golin e barazimit, të cilin e gjeti vetëm në minutën e 92-të.
Ishte Mbangula, i cili pas një asisti të marrë nga Vlahovic, barazoi shifrat në 2-2, për t’i dhënë një pikë ekipit të tij.
Me këtë barazim, Juventusi mban vendin e gjashtë me 27 pikë, ndërsa Bologna renditet në vendin e tetë me 22 pikë, po aq sa Milani i vendit të shtatë. /tvklan.al