Sezoni aktual mund të jetë i fundit për Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb ka kontratë me italianët deri në verën e vitit 2026 dhe prej kohësh kanë nisur bisedimet për rinovim.
Te Juventusi duan të zgjasin bashkëpunimin, por ende mungon marrëveshja me lojtarin, i cili kërkon të paktën 10 milionë euro në sezon, një pagë që nuk i garantohet nga klubi.
Në rast se një akord nuk arrihet deri në janar, atëherë Vlahovic do të nxirret në shitje. “Zonja e Vjetër” do të tentojë ta shesë me çdo kusht në verë, në mënyrë që të mos rrezikojë ta humbasë falas në vitin 2026. /tvklan.al