Burri më i vjetër në botë feston përvjetorin e tij të 112-të.
John Tinniswood u lind në Liverpul më 26 gusht 1912, vitin kur u fundos Titaniku. Në muajin prill, ai u shpall njeriu më i vjetër në botë.
Kur u pyet për sekretin e tij të jetëgjatësisë, i moshuari i cili jeton në një azil, tha se ishte “thjesht fat”.
“S’më vjen ndërmend asnjë sekret i veçantë. Isha një i ri shumë aktiv, bëja shumë ecje. Nuk e di nëse kjo lidhet me këtë. Por për mua, s’kam asnjë ndryshim nga të tjerët. Asnjë fare”, tha ai.
Veç një racioni me peshk e patate, një gatim tradicional britanik që ai ha çdo të premte, Tinniswood nuk ndjek asnjë dietë të veçantë. I moshuari ka jetuar përgjatë dy luftërave botërore dhe mban titullin e veteranit më të vjetër të Luftës së Dytë Botërore.
Ai kishte një rol administrativ në Royal Army Pay Corps ku merrej me gjetjen e ushtarëve të ngecur, organizimin e furnizimeve ushqimore, llogaritë dhe auditin. Më pas ai punoi si llogaritar në Shell dhe BP, përpara se të dilte në pension në vitin 1972.
Tinniswood pati një martesë 44-vjeçare me gruan e tij përpara se ajo të ndërronte jetë në 1986. Ai ka një vajzë, 4 nipër dhe 3 stërnipër.
112-vjeçari mbetet ende 4 vite larg rekordit si njeriu më i vjetër në botë. Ai mbahet nga Jiroemon Kimura, një japonez që jetoi 116 vite e 54 ditë dhe vdiq në vitin 2013.
Guaja më e vjetër në botë dhe njeriu më i vjetër që jeton ende është 116-vjeçarja japoneze, Tomiko Itooka./tvklan.al