Një qytetar është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, pasi vjehrri i tij 82-vjeçar, që jeton jashtë ka kërkuar, të rezervojë banesën e fundit.

I moshuari erdhi në Tiranë, që të prenotonte një varr, duke ditur, që ka një ligj për këtë procedurë. Qytetari iu drejtua fillimisht varrezave të Sharrës, ku i thanë, se varri merret, vetëm pasi ndodh fatkeqësia. 

“Unë kam një shqetësim disi të veçantë. Vjehrri im jeton jashtë shtetit dhe ka shprehur dëshirën që të prehet në varrezat e qytetit pasi të ndërrojë jetë. Vjehrri im është 82 vjeç, për këtë kemi hapur ligjet dhe kemi parë që kjo është e mundur me anë të një kontrate me Agjenci të Shërbimeve Funerale. Për këtë erdhëm, jemi interesuar dhe nuk po gjejmë dot zgjidhje, iu drejtuam ju që të na jepni një zgjidhje,” ka treguar denoncuesi.

I moshuari erdhi në Tiranë, që të prenotonte një varr, duke ditur, që ka një ligj për këtë procedurë. Qytetari iu drejtua fillimisht varrezave të Sharrës, ku i thanë, se varri merret, vetëm pasi ndodh fatkeqësia. 

QytetariDoja të blija një varr me kontratë për nënën!

Punonjësja Po mirë atë ditë, që do të ndodhi vakia!

Qytetari Po e dua më përpara!

Punonjësja Po nuk bëhet më përpara. Agjencia vjen në mëngjes në 7:30 këtu, bën regjistrimin e emrit dhe e cakton shefi dhe bashkia vendin. E kupton? Nuk ke, ça kontrate të bësh ti, që ta blesh!

QytetariBën kontratë me ju moj, nuk e ble!

Punonjësja Po pra, s’bëhet kontratë me ne fare.

QytetariDua të marrë një varr dhe më thanë, që mund ta marrë me kontratë!

Përgjegjësi Si të marrësh varr?

QytetariNjë vend!

Përgjegjësi Kush…? Si u marka vendi? Kush të tha ty..? Ai, që të tha ty…

Qytetari Një jurist më tha.

Përgjegjësi Kush jurist?

Qytetari Ma dërgoi dhe ligjin.

PërgjegjësiCili jurist? Hajde mor burrë, se oficer kam qenë vetë unë 20-vjet. Nuk ka ligj. Këto janë varreza publike!

QytetariMe kontratë thoshte.

PërgjegjësiSi me kontratë?! Ku e kishte? Kishte babën e vet ai drejtor këtu, që e do me kontratë?

Edhe në Tufinë e njëjta situatë. Në Ndërmarrjen e Shërbimeve Funerale pranojnë, se ligji ekziston, por nuk zbatohet.

Qytetari Si kalove? Si je?

Përgjegjësi Hajde! Si je?

QytetariJu jeni përgjegjësi këtu?

PërgjegjësiPo!

Qytetari Interesohem për të blerë një varr.

PërgjegjësiSi me e ble?

Qytetari Me rregulla shteti, si i ka, si funksionon, për një njeriun tim…

PërgjegjësiAh, s’ka!

Qytetari Si s’ka? S’ka ligj, që mund ta blesh?

Qytetari Po mor, duhet të ketë!

PërgjegjësiS’ka ligj shteti për këtë punë, se po të ketë, pse jo.

Qytetari Në mënyrë të rregullt po vij, nuk po kërkoj kështu…

PërgjegjësiKu ta gjej të ishte ashtu, se bija rehat  edhe nga sekserat, nga mashtruesit nga legenat.

“Stop” shkon në Drejtorinë Qendrore të Shërbimeve Funerale, ku takuam drejtoreshën e cila thotë se ka vende për varre, ndaj dhe nuk bëhet rezervim. 

Qytetari Erdha të interesohem për të blerë një varr. 

DrejtoreshaNuk blihet varr! S’lejohet!

QytetariTa bëj me prenotim!

Drejtoresha – S’ka me prenotim. Vende ka, nuk është se ka mungesë për vende, por prenotim nuk lejohet. Shkelje e pastër ligjore.

Qytetari Atij i kishe thënë ekziston ligji, por nuk e zbatojmë dot.

Drejtoresha Më ka marrë mua në telefon. I kam thënë, që në ligj është e shkruar, por për efekt të vendeve, që kemi në dispozicion, nuk është luksi, që ne i kemi tokat pambarim, nuk është marrë një vendim nga Bashkia e Tiranës, që të jetë shit-blerja me kontratë e vendit të varrit./tvklan.al