Një pjatë shumëngjyrëshe me avokado, portokall, djathë të bardhë, kastravec, spec surprizoi Eranda Libohovën në programin “Rudina” në Tv Klan. “Më duket si pjata që konsumoj çdo ditë me motrën dhe mbesën”, u shpreh këngëtarja duke qëlluar në shenjë. Në të vërtetë, pjatën që përmban sekretin e saj  të bukurisë ia ka dërguar mbesa, Eva Turdiu dhe motra, Shqiponja.

Tashmë të dyja kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë si shoqe dhe kanë realizuar edhe një libër me receta të shëndetshme gatimi. Por pjata nuk është e vetmja surprizë për Erandën. Mbesa i ka dërguar edhe një videomesazh plot dashuri.

Eva Turdiu: Përshëndetje Rudina dhe ‘hola’ tezita! Besoj se të gjithë ata që kanë arritur të të njohin e dinë sa të vërteta janë këto fjalë. Dua të të them se qenia jote është një ndër ato qenie të pakta në këtë botë që përfaqësojnë më së miri dhembshurinë, dashurinë, mirësinë sepse askush nuk mund të gabojë në momentin që ty të takon sepse siç e dimë të gjithë, që ty të flasin sytë se sytë janë gjuha e shpirtit dhe shpirti yt është shumë i madh dhe shumë hyjnor. Unë dua vetëm të të them që jam shumë me fat që të kam çdo ditë për të marrë atë energjinë, atë aurë që ti e përfaqëson më së miri që është aura jote e dashurisë, mirësisë dhe pse jo, e buzëqeshjes. Të dua shumë dhe kështu dua të të shoh të buzëqeshur dhe të lumtur, të dyja bashkë për të folur për “Rezonancën e Shumanit”, për të folur, për udhëtimet që ndonjëherë më së shumti përfundojmë te lokali ynë i preferuar dhe ‘te quiero’!/tvklan.al