Nga data 15-22 shtator në skenën e”ArTurbinës” do të vendosen “Karnavalet  e Korçës”. Këtë herë në role kryesore janë Zamira Kita e Arben Dervishi, i cili ka ardhur posaçërisht nga SHBA duke u rikthyer në skenë.

Dy protagonistët u ndalën këtë mëngjes në studion e“Aldo Morning Show” në Tv Klan  për të folur më shumë rreth shfaqjes që vjen në regjinë e Erion Isait. Këtë të fundit jemi mësuar prej kohësh ta shohim si kryetar bashkie, ndërsa në rolin e regjisorit aktorët tregojnë se është mjaft i rreptë.

Aldo: Në cilat momente gjatë provave ai sillet si kryetar bashkie dhe jo si regjisor?

Zamira Kita: Si kryetar bashkie nuk e di unë si sillet, por që ka  pasur momente shumë të rrepta, shumë rigoroze që është acaruar shumë, që na ka trembur në mënyrë… ka pasur të tilla sepse vetë puna ta sjell.  E ka ngritur zërin me ne, me të gjithë, edhe veç e veç, edhe në grup, na ka pëmbledhur si i themi ne, herë pas here se nuk ka faj, jemi shumë aktorë, kemi shumë role  të vogla, jemi një grup i madh dhe duhet patjetër që të jetë posesiv ai për të vazhduar puna.

Arben Dervishi: Unë si kryetar bashkie edi ku e kam parë Aldo?  Në mënyrën sesi i ka zgjidhur sponsorët, si na gjen ambientet ku rrimë…

Aldo: Mirë se njohje ka.

Arben Dervishi: E dyta si regjisor mendoj se është një regjisor me një diapazon artistik të  mrekullueshëm. E ka bërë shfaqjen, më ka kujtuar në një moment, nuk mund ta barazoj, Pirro Manin që kemi vënë “Zonjusha 39 vjeç” dhe e pashë mënyrën sesi e kompozoi shfaqjen në mënyrë të shkëlqyer që nuk linte të zvarritej, nuk linte të binte  empo ritmi dhe gjente pika për të dhënë humor të fuqishëm./tvklan.al