Ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka dalë në këti momente para Dhomave të Specializuara në Hagë. Ndaj tij rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
“Jam tërësisht i pafajshëm për të gjitha akuzat që më bëhen”, tha Veseli para gjykatës.
Veseli, ka qenë gjatë luftës anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai u arrestua më 5 Nëntor dhe u dërgua në qendrën e paraburgimit në Hagë. Veseli, ka një akt-akuzë të përbashkët me ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin dhe ish-shefin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
Tv Klan